Nga COVID-19 tek varfëria, Evropa ndryshon prioritetet

Evropë

Nga COVID-19 tek varfëria, Evropa ndryshon prioritetet

Më: 8 maj 2021 Në ora: 20:21
Ursula von der Leyen

Me fushatën e vaksinimit që po përshpejtohet, BE dëshiron të fokusohet tek sfidat sociale dhe luftimi i varfërisë. Megjithatë, COVID-19 ishte sërish çështja që dominoi ditën e parë të samitit social në Porto.

“Sa i takon pronës intelektuale, ne nuk mendojmë se në një afat të shkurtër ajo është çështja kryesore, por jemi gati ta diskutojmë atë sapo të parashtrohen propozime konkrete”, tha Charles Michel, president i Këshillit Evropian.

Në ditën e dytë të samitit, në fokus janë marrëdhëniet mes BE-së dhe Indisë.

“Jam optimiste se do të mund të bëjmë një hap të madh përpara, sepse mes BE-së dhe Indisë ka një marrëdhënie të ngushtë, si dhe një potencial të pashfrytëzuar. Potenciali në fjalë konsiston tek tregtia dhe investimet”, u shpreh Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian.

Të premten, Komisioni Evropian i bëri thirrje Amerikës dhe prodhuesve të vaksinave anti-COVID që të bëjnë më shumë për shpërndarjen e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat