Britanikët nuk u ndahen protestave, kundër vaksinimit me detyrim

Evropë

Britanikët nuk u ndahen protestave, kundër vaksinimit me detyrim

Më: 9 maj 2021 Në ora: 07:31
Britani

Qindra protestues u mblodhën në Brighton, Britani të Madhe kundër masave kufizuese.

Protestuesit, me pankarta në duar marshuan përgjatë bregut të detit, duke inkurajuar njerëzit të mos e injektojnë vaksinën anti-covid.

Tubuesit thërrisnin “liri”, “hiqe maskën” dhe “buzëqesh i lirë”, ndërsa u shpërndanin fletëpalosje njerëzve që kalonin pranë.

Protestuesit kundërshtojnë vaksinimin e detyrueshëm dhe mbajtjes së maskës.

Përgjatë tre orëve tubuesit ecën përmes qytetit duke ndalur para institucioneve kryesore, ndërsa u bënin thirrje njerëzve të tjerë që të bashkoheshin me ta për të kërkuar të drejtat e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat