Protesta për klimën në Francë

Evropë

Protesta për klimën në Francë

Më: 9 maj 2021 Në ora: 16:59
Foto nga vendi i ngjarjes

Demonstruesit francezë dolën në rrugët e Parisit dhe qyteteve të tjera të dielën me thirrjet për masa më ambicioze për të luftuar ndryshimin e klimës.

Protestat vijnë pasi dhoma e ulët e parlamentit votoi këtë javë mbi një projekt-ligj të klimës që synon të frenojë emetimet e gazeve që shkaktojnë efektin serë, për të cilin aktivistët e mjedisit thonë se nuk është i mjaftueshëm.

Organizata Greenpeace dënoi "refuzimin e qeverisë për të marrë masa për klimën", sië u shpreh ajo.

Aktivistët fajësojnë Presidentin Emmanuel Macron, për "dobësimin" e një numri masash të propozuara fillimisht nga një panel prej 150 individësh të cilët kishin punuar për muaj me radhë për këtë çështje.

Projekt-ligji tani do të debatohet në Senat.

Ai përfshin një ndalim të fluturimeve të brendshme më pak se dy orë e gjysmë që mund të bëhet me tren, masa për të mbështetur rinovimin e ndërtesave të larta që konsumojnë energji dhe për të inkurajuar përdorimin e makinave më miqësore për mjedisin.

Përveç kësaj, gazeta franceze Journal du Dimanche njoftoi të dielën se një referendum për të shtuar nevojën për të ruajtur mjedisin në kushtetutën franceze, premtuar nga zoti Macron, nuk mund të zhvillohet.

Ndryshimi kërkon një votim parlamentar.

Asambleja Kombëtare, ku zoti Macron ka një shumicë, e miratoi atë në mars.

Por nuk është gjetur një marrëveshje me Senatin, ku partia konservatore republikane ka shumicën./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat