BE nuk e rinovon kontratën me AstraZeneca

Evropë

BE nuk e rinovon kontratën me AstraZeneca

Më: 9 maj 2021 Në ora: 17:11
Foto ilustrim

Bashkimi Evropian nuk ka bërë ende ndonjë porosi të re për vaksinat AstraZeneca pas muajit qershor kur edhe përfundon kontrata e tyre, tha Komisioneri Evropian i Tregut të Brendshëm, Thierry Breton.

Breton gjithashtu tha se ai priste që kostot e porosisë së fundit të BE-së për më shumë doza të vaksinave Pfizer-BioNTech do të ishin më të larta se porositë e mëparshme, shkruan Reuters.

Komisioni muajin e kaluar nisi veprimet ligjore kundër AstraZeneca për mosrespektimin e kontratës së saj për furnizimin e vaksinave COVID-19 dhe për mungesën e një plani “të besueshëm” për të siguruar shpërndarjen në kohë.

“Ne nuk e rinovuam kontratën pas qershorit. Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Breton, duke shtuar se ishte “një vaksinë shumë e mirë”.

Shqetësimet janë rritur në lidhje me efektet anësore të mundshme të vaksinës anglo-suedeze kundër COVID-19.

Bashkimi Evropian nënshkroi një kontratë të re me Pfizer-Biontech për të marrë 1.8 miliardë doza vaksinash COVID-19 për vitet 2021-2023, për të mbuluar dozat përforcuese, donacionet dhe rishitje të dozave, tha Komisioni Evropian të premten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat