Finlanda dhe Estonia ndërtojnë tunelin më të gjatë hekurudhor në botë nën det

Evropë

Finlanda dhe Estonia ndërtojnë tunelin më të gjatë hekurudhor në botë nën det

Më: 10 maj 2021 Në ora: 00:32
Foto

Më 26 prill, Finlanda dhe Estonia nënshkruan memorandum bashkëpunimi – që është hapi i parë i ndërtimit të tunelit të madh hekurudhor Helsinki (Finlandë) – Talin (Estoni) i gjatë 92 kilometra, dhe që do të kalon nën detin Baltik – ku dy anëtaret e Bashkimit Evropian do të lidheshin përmes korridorit hekurudhor – e jo vetëm rrugëve detare që janë përdorur deri më tani.

Ndërtimi i tunelit hekurudhor nën Gjirin e Finlandës të gjatë 92 kilometra, do të shkurtonte rrugëtimin dhe transportimin e mallrave por edhe pasagjerëve mes dy vendeve të BE-së, dhe atë për dy orë e 30 minuta dhe që faktikisht dy qytetet që i ndanë Gjiri dhe që shpesh gjatë muajve të dimrit ngrihen – tani e tutje do të shndërrohen në një “qytet të vetëm”.

Sipas vlerësimeve të para, kostoja e ndërtimit të këtij tuneli do të kap vlerën e rreth 14 miliardë dollarëve, e nëse ky projekt realizohet sipas planit të paraparë – do të duhej të jetë funksional mes viteve 2030-2035, e nëse të gjitha afatet respektohen do të mundësohet transportimi i shpejtë i mallrave dhe i qytetarëve në mes këtyre dy qyteteve, ku ishull skandinav do të lidhej më mirë me vendet e Evropës Qendrore.

Këtë rrugë aktualisht e shfrytëzojnë tragetet dhe anijet e shpejta me pasagjerë, udhëtimi i të cilëve zgjat rreth dy orëve. E sipas përllogaritjeve, tragetet brenda një viti realizojnë 7.5 milionë udhëtime nga Helsinki në Talin dhe anasjelltas.

Bazuar në të dhënat e agjencive të statistikave, brenda një viti Gjirin në Finlandë e kalojnë tetë milionë pasagjerë, kurse parashihet që numri i tyre deri më 2030 të rritet në 30 milionë – e tuneli i ri do të mund të lidhte më mirë dy qytetet.

Ajo çfarë  pretendojnë ekspertët është se ky projekt është më fitimprurësi dhe se kosotoja e ndërtimit do të kthehet shpejtë, pasi që vëllimi i trafikut dhe transportimi i mallrave dhe pasagjerëve do të rritet për 30 për qind për shkak të shpejtësisë së transportit.

Tuneli Helsinki-Talin është një projekt i lidhjes transportuese mes këtyre dy shteteve. Drejtuesi i projektit është këshilli Helsinki-Uusimaa në bashkëpunim me qytetet – Helsinki-Talin.

Qyteti i Helsinkit do të kryen vlerësimin e ndikimit të projektit në mjedis, derisa FTA do të kryej analizat teknike dhe ekonomike sa i përket kërkesave të ndërtimit të tunelit.

Qytetet Helsinki dhe Talin qysh në prill të vitit 2014, kishin filluan studimin e fizibilitetit sa i përket ndërtimit të tunelit hekurudhor, që përfundoi në shkurt të vitit 2015. Fokusi i studimit ka qenë në nivel teknik, ekonomik dhe të qëndrueshmërisë së të bërit biznes përmes këtij tuneli hekurudhor.

Ministria e Komunikacionit të Finlandës dhe Estonisë nënshkruan memorandum bashkëpunimi sa i përket projektit FinEst Link qysh në janar të vitit 2016.

Instituti gjeologjik i Finlandës (GTK) ka kryer hulumtimet sa i përket çështjes akustike-sizmologjike, lidhur me propozimin për ndërtimin e tunelit. E konsorciumi Ramboll Finland, Sito, Strafica, Urban Research dhe Poiri Finland është përzgjedhur për të bërë përcaktimin e qëndrueshmërisë financiare dhe ndikimi të projektit në shkurt të vitit 2017.

Projekti do të marrë fonde edhe nga Bashkimi Evropian, investitorët privatë, qeveritë – e Finlandës dhe e Estonisë. E ndryshe në qershor të vitit 2016, BE-ja miratoi fondin prej 3.1 milionë euro për studimet e fizibilitetit të tunelit Helsinki-Talin dhe për projektin FinEst.

Me një gjatësi prej 92 kilometra, tuneli Helsinki-Talin do të jetë tunelit më i gjatë hekurudhor nënujor në botë. Diametri i tunelit duhet të jetë 17 metra dhe do t’i mundësojë një trafik të lirë shumë trenave.

E në realizimin e projektit parashihen të përdoren 60 makineri të specializuar për shpuarjen e tuneleve. Ndryshe çdo ditë punë afro 10 mijë estonezë kalojnë përmes rrugëve detare në Helsinki, derisa mijëra finlandezë gjithashtu shkojnë në Talin për të blerë alkool – që është shumëfish më i lirë sesa në Finlandë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat