Më shumë se 1000 migrantë kanë mbërritur vetëm dje në ishullin italian

Evropë

Më shumë se 1000 migrantë kanë mbërritur vetëm dje në ishullin italian

Më: 10 maj 2021 Në ora: 07:43
Lampedusa

Më shumë se 1000 migrantë kanë zbarkuar në ishullin italian të Lampeduses për pak orë të dielën, kanë raportuar mediat lokale.

Një anije ka bartur pothuajse 400 meshkuj, gra e fëmijë, ka thënë agjencia italiane e lajmeve, Ansa.

Kryetari i këtij ishulli, Toto Martello tha se beson se ardhja e migrantëve përkon me motin e mirë.

Më shumë anije u panë në brigjet e Maltës aty pranë, shkruan BBC.

Deri në 11.000 migrantë janë vendosur në atë ishull që prej fillimit të vitit. Shifra këto më të larta krahasuar me të njëjtën periudhë. Sidoqoftë është shifër më e ulët se e vitit 2015 ku kishte krizë të migrantëve.

“Me miliona italianë që janë në vështirësi, ne nuk mund të mendojmë edhe për mijëra migrantë ilegal”, ka thënë politikani Matteo Salvini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat