​BQE: Për rimëkëmbjen nevojitet një përpjekje e gjatë

Evropë

​BQE: Për rimëkëmbjen nevojitet një përpjekje e gjatë

Më: 10 maj 2021 Në ora: 18:23
Philip Lane

Rritja ekonomike do të kërkojë një përpjekje të gjatë në zonën euro për planin buxhetor dhe monetar, theksoi sot Philip Lane, kryeekonomist i Bankës Qendrore Europiane, i cili theksoi se rruga do të jetë e gjatë, në një intervistë për të përditshmen “Le Monde”.

“Mendoj se ne jemi tashmë, maj dhe qershor, në një kthesë konjukturale. Tashmë ekonomia do të rritet shumë shpejt, por duke filluar nga një nivel i ulët. Kjo nënkupton, se edhe me një rritje dinamike për pjesën tjetër të vitit, zona euro do të rikthehet në nivelin e PBB-së së 2019 vetëm në pranverën e ardhshme”, theksoi Lane.

“Në tregun e punës, niveli i papunësisë do të arrijë nivelin e 2019 vetëm në 2023. Rruga do të jetë e gjatë. Do të duhet një përpjekje e gjatë në planin buxhetor dhe monetar për të mbështetur rimëkëmbjen”, theksoi ai duke nënvizuar se rimëkëmbja nuk do të jetë një proces shumë i shpejtë, duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë”, theksoi ai.

“Nëse krahasohemi me nivelin e aktivitetit në vitin 2019, sot jemi 4% ose 5% më poshtë. Kjo është një tkurrje e konsiderueshme. Në një recesion tipik, rënia është më shumë si 2% ose 3%”, thekson kryeekonomisti i BQE-së. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat