Arrin në 11 numri i të vdekurve pas të shtënave në shkollën ruse

Azia

Arrin në 11 numri i të vdekurve pas të shtënave në shkollën ruse

Më: 11 maj 2021 Në ora: 11:49
Foto

11 persona, përfshirë nëntë fëmijë, janë vrarë pas të shtënave në një shkollë në qytetin Kazan të Rusisë.

Dy persona të armatosur thuhet se hapën zjarr brenda shkollës e cila gjendet 820 km (510 milje) në lindje të Moskës.

Një adoleshent u ndalua, ndërsa raportet thanë se një sulmues i dytë u vra brenda ndërtesës, raporton BBC.

Autoritetet thanë se siguria ishte rivendosur në shkollën në Kazan, në republikën kryesisht myslimane të Tatarstanit.

Policia ka hapur hetimet, por ende nuk është përcaktuar ndonjë motiv në lidhje me ngjarjen.

Automjetet e armatosura të policisë dhe emergjencës iu përgjigjën të shtënave në Shkollën Nr 175.

Pamjet e shpërndara në mediat sociale treguan disa fëmijë që hidheshin nga dritaret për të shpëtuar, si dhe njerëzit e plagosur po evakuoheshin.

Presidenti i Tatarstanit, Rustam Minnikhanov e përshkroi këtë ngjarje si një katastrofë dhe tragjedi.

Ai u tha gazetarëve j se 12 fëmijë dhe katër të rritur po trajtohen në spital.

“Terroristi është arrestuar, ai është 19 vjeçar si dhe është pronar i regjistruar i armës së zjarrit,” tha ai.

Ndër të tjera, pamjet kanë kapur një adoleshent të shtrirë në tokë i cili me sa duket është ndaluar jashtë ndërtesës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat