Ministri gjerman Spahn: Vaksinat për 2022/23 edhe nga katër kompani të tjera

Evropë

Ministri gjerman Spahn: Vaksinat për 2022/23 edhe nga katër kompani të tjera

Më: 11 maj 2021 Në ora: 18:32
Ilustrim

Ministri i Shëndetësisë së Gjermanisë Jens Spahn i bëri thirrje Komisionit Evropian që blerjet e vaksinave për 2022/23 t’i zgjasë për të paktën katër kompani të tjera.

Në letrën në të cilën Reuters kishte qasje, Spahn shprehu bindjen e tij të thellë se është e pashmangshme që plani për prokurimin e vaksinave të zgjatet për periudhën 2022/23, si dhe që vaksinat e ndërmarrjeve të ndryshme të bëra duke përdorur teknologji të ndryshme duhet të porositen.

"Në këtë kuptim, dy vaksina të mARN dhe të paktën dy teknologji të tjera duhet të përfshihen në porositë e BE.

Unë sinqerisht shpresoj se ju do ta mbështesni këtë propozim", thuhet në letrën e ministrit gjerman dërguar Komisionit Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat