Njëri prej ishujve më idilikë të Italisë, planifikon të dal pa asnjë rast me koronavirus

Evropë

Njëri prej ishujve më idilikë të Italisë, planifikon të dal pa asnjë rast me koronavirus

Më: 12 maj 2021 Në ora: 09:35
Foto ilustrim

Përderisa Evropa është duke planifikuar hapjen e saj graduale për vizitorët e huaj, linjat e betejës po tërhiqen mes destinacioneve të etura për të marrë sa më shumë të hyra përmes turizmit.

Në Itali ku turizmi përfaqëson rreth 13% të PBB-së, sipas shifrave të qeverisë- një ishull i këtij vendi tashmë është duke planifikuar që të dal pa asnjë rast të regjistruar me koronavirus.

Capri, në Gjirin e Napolit është i njohur për vizitorët e tij të pasur. Por këtë vit, në vend që të vendosin hotelet e tij luksoze dhe pamjet e lavdishme të detit, autoritetet kanë marrë vendim shumë më të thjeshtë: që çdo banor i ishullit të vaksinohet.

Fundjavën e kaluar, guvernatori i rajonit më të gjerë të Campania, Vincenzo De Luca, njoftoi se programi i vaksinimit ishte gati i përfunduar, duke pretenduar se kjo do ta bëjë ishullin “pa Covid”.

“Ne jemi duke u përgatitur të mirëpresim miliona turistë dhe t’i parandalojmë ata të shkojnë në Spanjë ose Greqi,” tha De Luca

Kryetari i Komunës së Caprit, Marino Lembo, ka thënë se nga 15,000 banorë, 80% e tyre kanë marrë dozën e parë të vaksinës, shkruan CNN.

Italia ka afërsisht 30 ishuj të vegjël të cilët kalojnë nga të qenit relativisht të pabanuar në vendet të nxehta turistike çdo verë, derisa Qeveria italiane ka autorizuar plane vaksinimi masive për to.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat