Një nëntë vjeçar në Britani të Madhe dyshohet se kishte vdekur nga goditja e rrufesë

Evropë

Një nëntë vjeçar në Britani të Madhe dyshohet se kishte vdekur nga goditja e rrufesë

Më: 12 maj 2021 Në ora: 10:09
Foto ilustrim

Një djalë nëntë vjeçar ka vdekur pasi besohet ishte goditur nga rrufeja derisa ishte duke bërë stërvitje të futbollit në Lancashire të Britanisë së Madhe.

Fëmija ishte plagosur nga goditja e rrufesë që mori në një fushë të lojës në zonën e Common Edge Road në Blackpool pak pas orës 17:00.

Policia e Lancashire tha se ai ishte dërguar në spital por nuk iu kishte mbijetuar plagëve të marra.

Nga Spirit of Youth Junior FC, ekipi i cile e përdor këtë fushë, ka thënë se djali ishte duke bërë stërvitje private.

Policia ka deklaruar se hetimet janë duke u zhvilluar akoma për rastin, por besohet se djali ishte goditur nga rrufeja.

Sekretari i klubit Daniel Pack, kishte thënë se ata janë duke bashkëndjerë me familjen dhe se rasti është shumë i rëndë për ata, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat