Greqi, vaksinime në ishuj/ Të gjithë banorët do marrin Johnson & Johnson

Evropë

Greqi, vaksinime në ishuj/ Të gjithë banorët do marrin Johnson & Johnson

Më: 12 maj 2021 Në ora: 12:44
Foto ilustrim

Në një mbledhje me ministrant e kabinetit qeveritar dhe kryebashkiakët e ishujve të mëdhenj të Greqisë, kryeministri Mitsotakis ka shpallur një program vaksinimi të quajtur “Lira e kaltër”, me atë të të cilit do të vaksinohen deri në fund të muajit qershor të gjithë banorët e ishujve të vendit, mbi 18-vjeç, me vaksinën prej një doze Johnson&Johnson.

Kyriakos Mitsotakis, kryeministër i Greqisë: Mbërritja e ngarkesës se pare te vaksinave një dozeshe Johnson & Johnson në fund të muajit do të drejtohet atje, tek këta ishuj, në mënyrë që të ndërtohet muri i parë masiv i imunitetit. Sepse vetëm në 19 ishujt tanë më të mëdhenj jetojnë më shumë se 700,000 bashkëqytetarë tanë.

Greqia përpara nisjes së sezonit të turizmit ka kryer vaksinimin e 32 ishujve te vegjël , ne 36 te tjerë mbaron ne fund te Majit, ndërsa programi ne fjale synon banorët e përhershëm te 19 ishujve te mëdhenj te vendit, përveç Kretës.

Kallitsa Frangiskou, nëndrejtore e spitalit Naksos: Ne vlerësojmë se deri në mes të qershorit shumica e banorëve do të vaksinohen dhe kjo do ta bëjë ishullin një destinacion të sigurt turistik.

Qeveria greke po lufton për të ringjallur sektorin e saj kryesor të turizmit ku punësohen me shume se 1 mln qytetare, pasi u godit ashpër nga pandemia vitin e kaluar 2020, por nivelet e vaksinimit mbeten nën mesataren e BE, ndërsa ka ende shqetësim per numrin e madh te rasteve ditore, te te intubuarve apo vdekjeve. Greqia ka gjithsej 227 ishuj te banuar nga gjithsej 6000 dhe numri i banoreve te përhershme ne to shkon ne gati 1.5 milion.

Disa prej ishujve te famshëm per pushime gjate dimrit nuk kane me shume se 10000 banore te përhershme , ndërsa Kreta numëron 600000 dhe ndiqet me pas nga Evia, Rodosi, Korfuzi, Lesbosi dhe Kios. Banoret ,mes tyre edhe shume shqiptare, presin me padurim ditën e premte kur do te komunikohet hapje zyrtare e sezonit turistik te vendit dhe hollësitë se si do te vijnë turistet e ndërthurur kjo edhe me lehtësimin e plote te masave kufizuese te pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat