Në Itali brenda 24 orëve janë regjistruar 262 viktima nga Covid-19

Evropë

Në Itali brenda 24 orëve janë regjistruar 262 viktima nga Covid-19

Më: 12 maj 2021 Në ora: 18:36
Itali

Italia vijon të raportojë shifra tragjike të vdekjeve nga covid. Gjatë 24 orëve të fundit, autoritetet raportojnë se 262 persona kanë humbur jetën, duke e çuar në 123 544 numrin total të viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar 7,852 raste të reja me koronavirus nga 306,744 teste të kryera.

Shkalla e pozitivitetit qëndroi në 2.6%, pak më shumë se 2.4% që ishte të martën.

Lajmi i mirë është se sot janë regjistruar 19.023 të shëruar, ndërsa shtrimet në njësitë e kujdesit intensiv dhe repartet e tjera Covid-19 janë në rënie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat