Holanda heq nga lista e kuqe disa prej destinacioneve më të famshme turistike

Evropë

Holanda heq nga lista e kuqe disa prej destinacioneve më të famshme turistike

Më: 15 maj 2021 Në ora: 14:24
Foto ilustrim

Derisa numri i infektimeve me koronavirus ka rënë në shumë pjesë të botës dhe pushimet verore tashmë kanë nisur, qeveria holandeze ka lehtësuar masat për udhëtime në disa prej destinacioneve të famshme turistike.

Në mesin e vendeve me rrezikshmëri të ulët të infektimit e të cilat mund të vizitohen tash e tutje janë Portugalia, Malta, Irlanda, Tajlanda, Ruanda, ish-kolonitë holandeze të Arubas, Curacaos dhe Sint Maartenit e po ashtu një grup i madh i ishujve grekë.

Të gjitha këto vende ishin më parë në zonën e portokalltë, që nënkuptonte se qytetarët holandezë sugjeroheshin që të mos udhëtonin në këto vende, përveç nëse ishte shumë e nevojshme.

Këto destinacione tani janë në zonën e verdhë, që nënkupton se ato mund të vizitohen pa pasur nevojë që të kenë test të COVID-19 me vete dhe pa pasur nevojë që të karantinohen pas rikthimit në Holandë.

Pavarësisht, kësaj, Ministria holandeze e Punëve të Jashtme potencon se qytetarët e saj, duhet të vazhdojnë të respektojnë masat anti-COVID të shteteve të cilat i vizitojnë, që nënkupton se duhet të kenë test negativ të koronavirusit dhe të vetë-izolohen pas arritjes në destinacionin përkatës, nëse një gjë e tillë u kërkohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat