Baret dhe rrugët në Spanjë të mbushura plot, rriten kontrollet policore

Evropë

Baret dhe rrugët në Spanjë të mbushura plot, rriten kontrollet policore

Më: 15 maj 2021 Në ora: 14:46
Spanjë

Me baret dhe rrugët plot, të rinjtë spanjollë janë të etur për t’u argëtuar, ndërkohë që edhe zjarrfikësit janë të vendosur për të shmangur grumbullimet dhe për të zbatuar masat antiCOVID-19 në rajone të ndryshme të Spanjës, njoftoi gazeta më e madhe spanjolle ”El País”.

Sot është fundjava e parë pa gjendjen e jashtëzakonshme që deri më tani ka çuar në skena më afër atyre të kohërave të normalitetit parapandemik, megjithëse pa teprimet e një jave më parë, kur mbarimi i orarit të natës u prit nga qindra njerëz me festime të ngjashme me ato të Viti i Ri, shpesh pa maska dhe distancim social, raporton ATSh.

”Këtë herë në shumë qytete, autoritetet kanë rritur praninë policore, si në Barcelonë për shembull, ku agjentët shpërndanë të premten rreth 7 200 persona në zonën e plazhit”, njoftoi radio publike spanjolle, ”Radio Nacional”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat