300 euro shpërblim kush vaksinohet

Evropë

300 euro shpërblim kush vaksinohet

Më: 15 maj 2021 Në ora: 16:44
Foto ilustrim

Një biznesmen ka vendosur të shpërblejë të gjithë punonjësit e tij që pranojnë të bëjnë vaksinën kundër COVID-19.

Spyros Zervos, pronari i “KTEO” në Imathia të Greqisë, u premtoi punonjësve të tij se do të marrin 300 euro, nëse vaksinohen.

Në kompaninë e tij punojnë 15 persona, që do të thotë se ai duhet të paguajë 4.500 euro për ta, si bonus.

“Në këtë mënyrë ne kontribuojmë në përpjekjet e qeverisë për të vaksinuar popullsinë”, tha ai në njoftimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat