​Polonia përcakton planet për reforma të reja ekonomike dhe sociale

Evropë

​Polonia përcakton planet për reforma të reja ekonomike dhe sociale

Më: 15 maj 2021 Në ora: 17:33
​Poloni

Me synimin për t’i dhënë Polonisë një rritje ekonomike postpandemike, politikanët qeveritarë paraqitën sot një sërë reformash të planifikuara ekonomike dhe sociale të quajtura “Marrëveshja Polake”.

Nismat e reja u prezantuan nga Jaroslaw Kaczynski, lideri i partisë qeverisëse Ligji dhe Drejtësia dhe kryeministri Mateusz Moraëiecki.

“Polakët meritojnë të jetojnë si në Perëndim”, tha Kaczynski.

Propozimet e reja u përqëndruan kryesisht në reformën e taksave, kujdesin shëndetësor, subvencionet e strehimit dhe iniciativat e reja të investimeve.

Të gjitha iniciativat e paralajmëruara duhen ende të zbatohen përmes legjislacionit të nevojshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat