​Qeveria franceze optimiste për objektivin e 20 milionë të vaksinuarve të parë

Evropë

​Qeveria franceze optimiste për objektivin e 20 milionë të vaksinuarve të parë

Më: 15 maj 2021 Në ora: 18:28
Foto ilustrim

Kryeministri francez, Jean Castex u shpreh shumë optimist për të arritur sot në mbrëmje objektivin e 20 milionë francezëve të parë të vaksinuar kundër COVID-19 në mes të muajit maj, gjatë një vizite në një qendër vaksinimi në Paris.

“Jam shumë optimist. Ne duhet ta arrijmë sot në mbrëmje këtë objektiv kolektiv që ne kishim vendosur, 20 milionë të vaksinuarit e parë më 15 maj”, nënvizoi kryeministri në një deklaratë për shtyp.

“Ky është një moment shumë i rëndësishëm për të gjithë vendin sepse kjo forcon perspektivat për t’i dhënë fund krizës, të cilat gjithashtu përforcohen nga evolucioni i të dhënave të epidemisë që po regreson kudo në Francë”, shtoi kreu i qeverisë.

Franca kishte vendosur si objektiv të arrinte pragun e 20 milionë dozave të para të injektuara më 15 maj, më pas 30 milionë një muaj më vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat