Momenti kur grabitësit futen në shtëpi, si varën qenin dhe mbytën 20 vjeçaren në sy të foshnjës

Evropë

Momenti kur grabitësit futen në shtëpi, si varën qenin dhe mbytën 20 vjeçaren në sy të foshnjës

Më: 15 maj 2021 Në ora: 19:48
Video tregon si u futën grabitësit në banesë dhe momentin e mbytjes me duar të 20-vjeçares

Mediat greke kanë publikuar një tjetër video 3D që ilustron momentin e vrasjes së 20-vjeçares në Glyka Nera të Athinës përpara syve të foshnjës, teksa burrin ia lidhën për ta neutralizuar.

Video tregon si u futën grabitësit në banesë dhe momentin e mbytjes me duar të 20-vjeçares.

Lista e personave të dyshuar sipas autoriteteve greke është mbi 100, ndërsa nuk përjashtojnë mundësinë që krimin ta ketë kryer një bandë greko-shqiptare, por ende nuk ka asnjë të arrestuar.

Mediat lokale raportojnë se gjatë grabitjes së një jave më parë, ku autorët mbyten me duar nënën pranë foshnjes së saj 11 muajshe, njërit prej tyre i ra maska duke bërë që t’i zbulohej fytyra.

Policia dyshon se një ndër shkaqet që çuan në vrasjen e Karolinës nga grabitësit është pikërisht fakti se ajo i pa fytyrën.

Autorët morën rreth 10 mijë euro në cash nga shtëpia dhe disa bizhuteri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat