Gaz lotsjellës ndaj protestuesve pro-palestinezëve në Paris

Evropë

Gaz lotsjellës ndaj protestuesve pro-palestinezëve në Paris

Më: 15 maj 2021 Në ora: 22:50
Paris

Policia franceze përdori gaz lotësjellës për të shpërndarë turmat e vogla të demonstruesve në Paris të shtunën të cilët dolën për të mbështetur palestinezët në Rripin e Gazës, duke sfiduar ndalimin e protestës.

Shefi i policisë së Parisit Didier Lallement kishte urdhëruar dyqanet pranë pikës fillestare të marshimit të planifikuar në një lagje në veri të kryeqytetit pasi një gjykatë administrative konfirmoi ndalimin e protestës.

Autoritetet përmendën një protestë të ndaluar pro-palestineze të korrikut 2014 kundër një ofensive izraelite në Gaza që degjeneroi në dhunë dhe përleshje me policinë për të justifikuar urdhrin kundër marshimit të së shtunës.

Protestat u lejuan në shumë qytete të tjera, duke përfshirë Lille në veri deri në Marsejë. Përshkallëzimi i konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit ka rritur vigjilencën e autoriteteve franceze, nga frika se konflikti mund të zhvillohet edhe në Francë në formën e protestave të dhunshme, siç ka ndodhur në vitet e kaluara./VOA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat