Lufta/ Borell mbledh ministrat e Jashtëm: BE do të zhvillojë bisedime urgjente mbi çështjen izraelito-palestineze

Evropë

Lufta/ Borell mbledh ministrat e Jashtëm: BE do të zhvillojë bisedime urgjente mbi çështjen izraelito-palestineze

Më: 16 maj 2021 Në ora: 11:29
Josep Borell

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian do të zhvillojnë bisedime urgjente, pas përshkallëzimit të luftimeve mes Izraelit dhe Palestinës.

 Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Twitter” Josep Borell, bëri me dije se është e papranueshme humbja e jetëve të civilëve.

“Ne si BE do të koordinohemi dhe do të diskutojmë se si të kontribuojmë për t’i dhënë fund luftës aktuale”, është shprehur me tej Borell.

Militantët e Hamasit në Rripin e Gazës dhe ushtria izraelite përsëri kanë filluar të luftojnë. Dhuna filloi gjatë protestave në xhaminë Al-Aksa dhe tash po vazhdon me raketa. Këtu janë pesë gjëra që duhet të dihen në lidhje me konfliktin e fundit vdekjeprurës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat