Ngjarje tronditëse/ Shpërthimi i fuqishëm i gazit shkatërron tërësisht 2 banesa, humb jetën një fëmijë

Evropë

Ngjarje tronditëse/ Shpërthimi i fuqishëm i gazit shkatërron tërësisht 2 banesa, humb jetën një fëmijë

Më: 16 maj 2021 Në ora: 11:59
Lancashire

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lancashire të Britanisë së Madhe, ku ka shpërthyer një zjarr i madh i cili ka shkatërruar thuajse tërësisht 2 banesa dhe ka lënë pas një fëmijë të vdekur dhe 4 persona të plagosur.

Mediat britanike shkruajnë se zjarrfikëset kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, e pas disa orësh, kanë mundur të shuajnë flakët.

Autoritetet janë duke hetuar shkakun e shpërthimit, ndërsa policia, ka vendosur shirita sigurie në të gjithë perimetrin e zonës së shkatërruar, si dhe ka evokuar banorët e tjerë.

“Aktualisht jemi duke hetuar shkaqet e shpërthimit. Të gjitha indiciet të dërgojnë se ajo është shkaktuar nga derdhja e shpërthimi i gazit. Konfirmojmë se një fëmijë ka vdekur, katër të tjerë janë plagosur, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë”, u shpreh një prej zjarrfikësve.

Ndërsa, një dëshmitar tha:

“Dëgjuam sirena, zhurmë të madhe, nuk po dinim ç’po ndodhte. Për rastin mësuam nëpërmjet rrjeteve sociale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat