Po bënte selfie me miqtë mbi urë, 31-vjeçari humb ekuilibrin, përfundon në gjendje të rëndë në spital

Evropë

Po bënte selfie me miqtë mbi urë, 31-vjeçari humb ekuilibrin, përfundon në gjendje të rëndë në spital

Më: 16 maj 2021 Në ora: 13:10
Romë

Ai po bënte një selfie në shoqërinë e disa miqve kur humbi ekuilibrin.

I riu ra nga ura Garibaldi, në qendër të Romës, dhe përfundoi poshtë, në zonën e asfaltuar.

Ngjarja ndodhi dje në mbrëmje rreth orës 20.30 në zonën e Trastevere.

31-vjeçari u transportua në spital në gjendje të rëndë dhe pret t’i nënshtrohet një operacioni.

Punonjësit shëndetësorë të spitalit lajmëruan policinë. Sipas policisë, 31-vjeçari, në shoqërinë e disa miqve, ndërsa bënte një selfie me celularin e tij, humbi ekuilibrin dhe përfundoi poshtë urës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat