Rihapen galeritë dhe muzetë në Angli

Evropë

Rihapen galeritë dhe muzetë në Angli

Më: 16 maj 2021 Në ora: 15:25
Angli

Drejtorët kryesorë të muzeve dhe galerive u kanë dhënë publikut një shans për të parë nga afër thesaret kombëtare.

Distancimi shoqëror do të thotë që arti i mirëfilltë, si Gainsborough, Cornard Wood i sapo restauruar në Galerinë Kombëtare, ose gjetjet e çmuara arkeologjike nga Sutton Hoo në Muzeun Britanik, do të jetë më e lehtë se kurrë më parë për t’u shqyrtuar.

Hartwig Fischer, drejtori i muzeut britanik, tha se ai e konsideron këtë si moment perfekt për të rizbuluar ekspozitat, shkruan The Guardian.

“Në verë, muzetë zakonisht vizitohen nga një përqindje e lartë e turistëve, kështu që ky vit sigurisht do të jetë më ndryshe”, tha ai.

Drejtori i Galerisë Kombëtare, Dr.Gabriele Finaldi thotë se pati kërkesa të mëdha nga vizitorët për të zbuluar artin, ambientet e brendshme të bukura, pamjet e mrekullueshme dhe njohjen me Van Gogh, Turner, Leonardo da Vinçi dhe Artemisia Gentileschi.

Biletat për në galeri janë në dispozicion që nga kjo javë, duke përfshirë shfaqjet falas dhe ekspozitat e reja.

Ndryshe, numri i vizitorëve në muzetë britanike u ul për 80 përqind për shkak të bllokimeve nga koronavirusi vitin e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat