Rritet numri i infektimeve dhe viktimave në Greqi, 56 humbje jete në 24 orët e fundit

Evropë

Rritet numri i infektimeve dhe viktimave në Greqi, 56 humbje jete në 24 orët e fundit

Më: 17 maj 2021 Në ora: 17:15
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 1402 raste të reja me COVID-19 dhe 56 viktima, ndërsa të intubuar janë 647 pacientë në luftë me sëmundjen.

Numri ka pësuar një ulje krahasuar me dje, që ishin 1200 të infektuar dhe 50 viktima.

Që nga fillimi i pandemisë në vendin fqinj janë shënuar në total 11471 viktima, teksa 95.2% e të cilëve kishin një sëmundje tjetër ose ishin mbi 70-vjeç.

Nga 647 pacientë që janë në intubim, 62.6% janë burra. Mosha e tyre mesatare është 67 vjeç. 83.0% kanë një sëmundje tjetër ose janë mbi 70-vjeç.

Qytetarët që kërkuan ndihmë për shkak të infektimit në 24 orët e fundit janë 318, ndërsa mesatarja javore është 313 pacientë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat