"Është territori dhe toka jonë", Rusia paralajmëron Perëndimin për pretendimet në bregun e Arktikut

Evropë

"Është territori dhe toka jonë", Rusia paralajmëron Perëndimin për pretendimet në bregun e Arktikut

Më: 17 maj 2021 Në ora: 18:23
Vladimir Putin

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëroi të hënën vendet perëndimore kundër ngritjes së pretendimeve në Arktik, pasi ngrohja globale e bën rajonin më të arritshëm dhe një vend të konkurrencës globale.

Komentet e Lavrov erdhën përpara një takimi ministror të Këshillit të Arktikut që përfshin Rusinë, Shtetet e Bashkuara, Kanadanë, Norvegjinë, Danimarkën, Suedinë, Finlandën dhe Islandën të mërkurën dhe të enjten në datat 19 dhe 20 maj në Rejkavik.

"Ka qenë absolutisht e qartë për të gjithë për një kohë të gjatë se ky është territori ynë, kjo është toka jonë," tha Lavrov në një konferencë shtypi në Moskë.

"Ne jemi përgjegjës për të siguruar që bregu ynë Arktik është i sigurt," tha ai.

Ndërsa ndryshimi i klimës e bën Arktikun më të arritshëm, interesi global për burimet natyrore të rajonit, rrugët e tij të lundrimit dhe pozicioni i tij strategjik është rritur midis anëtarëve të Këshillit të Arktikut si dhe Kinës.

Presidenti Vladimir Putin vitet e fundit e ka bërë rajonin Arktik të Rusisë një përparësi strategjike dhe urdhëroi investime në infrastrukturën ushtarake dhe nxjerrjen e mineraleve, duke përkeqësuar tensionet me anëtarët e Këshillit të Arktikut.

Shtetet e Bashkuara, nga ana e tyre, janë kundër asaj që ata e konsiderojnë "agresivitetin" rus dhe kinez në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat