​BE: Do të vazhdojmë sanksionet ndaj Rusisë

Evropë

​BE: Do të vazhdojmë sanksionet ndaj Rusisë

Më: 17 maj 2021 Në ora: 23:49
Foto ilustrim

Këshilli i Bashkimit Evropian ka vendosur të zgjasë regjimin e sanksioneve për një vit, i cili, ndër të tjera, prek qytetarët dhe organizatat nga Rusia për shkak të pjesëmarrjes në krimin kibernetik.

"Këshilli i BE ka vendosur të zgjasë regjimin e masave kufizuese për shkak të sulmeve kibernetike që kërcënojnë BE dhe shtetet e saj anëtare për një vit - deri më 18 maj 2022," thuhet në deklaratën e BE-së.

Në mënyrë që lista e sanksioneve të miratohet, nevojitet mbështetja unanime e 27 vendeve të BE-së.

Aktualisht, brenda regjimit të sanksioneve, masa kufizuese janë zbatuar ndaj tetë individëve dhe katër organizatave.

Më parë, Shërbimi i politikës së jashtme të BE propozoi që regjimi aktual i sanksioneve të BE të forcohet me masa të reja kufizuese për shkak të sulmeve kibernetike.

Propozohet gjithashtu që të futen sanksione të tilla me një shumicë të thjeshtë në mënyrë që të përshpejtohet procesi.

Bashkimi Evropian vendosi sanksione brenda regjimit të krimit kibernetik për herë të parë më 30 korrik 2020 dhe lista përfshinte qytetarë dhe organizata nga Rusia, Kina dhe Koreja e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat