Vaksina Pfizer tani mund të ruhet në frigorifer për një muaj

Evropë

Vaksina Pfizer tani mund të ruhet në frigorifer për një muaj

Më: 18 maj 2021 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Rregullatori i Barnave në Bashkimin Europian ka thënë se vaksina Pfizer tani mund të ruhet në temperaturën e frigoriferit për një kohë shumë më të gjatë sesa që ishte rekomanduar më herët.

Agjencia Evropiane e Barnave ka thënë se sapo vaksinat të shkrihen, shishet e pahapura mund të mbahen në frigorifer deri në një muaj.

Kohëzgjatja aktuale e qëndrimit në frigorifer është vetëm pesë ditë.

Zgjatja e kohës së qëndrimit të vaksinës në frigorifer pritet të ketë një ndikim të rëndësishëm në shpërndarjen e vaksinave në gjithë BE-në.

Nevoja për transport dhe ruajtje në temperatura shumë të ulëta ka qenë një nga disavantazhet kryesore të vaksinës Pfizer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat