Spanja nxjerr tanket në rrugë pasi mbi 6 mijë marokenë kalojnë kufirin me not

Evropë

Spanja nxjerr tanket në rrugë pasi mbi 6 mijë marokenë kalojnë kufirin me not

Më: 18 maj 2021 Në ora: 16:35
Spanjë

Rreth 6 mijë marokenë kanë hyrë në Spanjë në enklavën Ceuta në Afrikën Veriore gjatë të hënës, një pjesë e madhe duke notuar.

Mbi 1 mijë prej tyre ishin minorenë, thanë zyrtarë të qeverisë së Madridit.

Sipas raportimeve, një emigrant ka humbur jetën gjatë kalimit të kufirit. Kjo ka shtuar tensionet diplomatike mes të dyja vendeve.

Spanja ka çuar trupa ushtarake që patrullojnë me tanke pranë kufirit me Marokun për të ndaluar hyrjen e shumë emigrantëve të tjerë të paligjshëm. Pamjet e shpërndara nga mediat, tregojnë momentet kur forcat e sigurisë rrethojnë me mjete të rënda disa emigrantë në një zonë plazhi.

Pas kapjes nga ushtria ata ndahen në dy grupe, të rriturit vendosen në një stadium, ndërsa minorenët në një ndërtesë industriale.

Pas procedurave ligjore, emigrantët do të deportohen për në Marok.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat