Itali/ 201 viktima dhe mbi 4400 të infektuar me Covid

Evropë

Itali/ 201 viktima dhe mbi 4400 të infektuar me Covid

Më: 18 maj 2021 Në ora: 18:29
Foto ilustrim

Në Itali janë shënuar 201 viktima nga Covid-19 dhe 4452 raste të reja nga 262864 testime që janë bërë në 24 orët e fundit.   

Numri i infektimeve pësoi një rritje krahasuar me të hënën, ku ishin 3455 raste nga 118924 teste.

Ndërsa me rritjen e tamponëve u rrit edhe numri i qytetarëve që u zbuluan se ishin të prekur nga sëmundja.

Gjithashtu po sipas medieve italiane vërehet një rënie e shtrimeve në spitale. Aktualisht pozitivë në Itali janë 315,308 qytetarë. Viktimat që nga fillimi i pandemisë janë 124497.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat