Mbretëresha Elizabeth dhe princi Charles fotografohen me lopatë dhe çizme

Evropë

Mbretëresha Elizabeth dhe princi Charles fotografohen me lopatë dhe çizme

Më: 18 maj 2021 Në ora: 21:07
Mbretëresha Elizabeth dhe princi Charles

Fotoja e re në rrjetet sociale e mbretëreshës Elizabeth me Princin Charles është në mes të natyrës.

Ajo ka veshur një pardesy të gjelbër dhe mban një shall në kokë, si edhe çizme. I biri ka veshur një pallto klasike bezhë dhe mban një lopatë në duar, ndërsa gërmon në tokë për nisjen e “The Queen’s Green Canopy”.

“Mbjellja e një peme është një deklaratë e shpresës dhe besimit në të ardhmen,” shkruajnë ata.

Pasioni për mjedisin bashkon mbretëreshën me trashëgimtarin e fronit, të cilët u fotografuan së bashku.

Të dy kërkojnë të mbjellin një pemë, ndërsa Charles hap gropën, si një dhuratë për 70 vjetorin e mbretërimit, i cili do të festohet vitin e ardhshëm.

“Kush dëshiron, mund të ndajë pemën e tij në një hartë interaktive, në mënyrë që të jetë frymëzuese”, tha Charles.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat