Kafenetë franceze të lodhura nga COVID-19, mezi po presin lehtësimin e masave

Evropë

Kafenetë franceze të lodhura nga COVID-19, mezi po presin lehtësimin e masave

Më: 19 maj 2021 Në ora: 00:51
Francë

Nga e nesër në Francë do të ketë lehtësim të disa masave anti COVID-19, pas mbylljes së tretë me radhë.

“Njerëzit janë lodhur, të gjithë kanë vetëm një dëshirë, të dalin, të shkojnë në restorante”, tha Rene Colomban, i cili menaxhon barin dhe restorantin Blue Beach në qytetin Riviera.

Numri i infeksioneve po bie dhe po bëhet një numër i madh i vaksinimeve, gjë që sjell ndjenjën se vendi po i rikthehet normalitetit, shkruan Reuters.

Ekonomistët vlerësojnë se bllokimi i fundit kishte shkaktuar shumë më pak përçarje sesa dy të mëparshmit, pasi njerëzit u përshtatën për të punuar nga shtëpia.

Edhe pse tashmë kafenetë do të hapen, pronarët shpresojnë se do të bëhet respektimi i rregullave për parandalimin e përhapjes së virusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat