Tragjedia e teleferikut në Itali, gjykata jep vendimin për tre të arrestuarit

Evropë

Tragjedia e teleferikut në Itali, gjykata jep vendimin për tre të arrestuarit

Më: 30 maj 2021 Në ora: 15:53
Itali

Tre të arrestuarit në lidhje me rrëzimin e teleferikut që u mori jetën 14 personave në Itali janë lënë të lirë.

Ata u liruan të shtunën mbrëma pasi gjykatësi i çështjes vlerësoi se nuk ka prova kundër dy prej tyre.

Teleferiku në fjalë u rrëzua më 24 maj, pranë majës së malit Motarone në një lartësi prej 1,500 metrash.

Nga personat që ndodheshin në teleferik mbijetoi vetëm një djalë 5-vjeçar nga Izraeli.

Shefi operativ Gabriele Tandini u vendos në arrest shtëpie, ndërsa drejtori teknik Enrico Peroccio dhe pronari i teleferikut Luigi Nerini u lanë të lirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat