VOA: Kryeministri izraelit Netanyahu mund të humbasë postin

Evropë

VOA: Kryeministri izraelit Netanyahu mund të humbasë postin

Më: 30 maj 2021 Në ora: 21:08
Benjamin Netanyahu

Kreu i një partie të vogël të vijës së ashpër në Izrael thotë se do të përpiqet të formojë një qeveri uniteti me kundërshtarët e Kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Njoftimi nga udhëheqësi i partisë Yamina, Naftali Bennett, shënon një hap të rëndësishëm drejt dhënies fund të qeverisjes 12-vjeçare të udhëheqësit Benjamin Netanyahu.

Në një fjalim drejtuar vendit, zoti Bennett tha se ai kishte vendosur të bashkonte forcat me udhëheqësin e opozitës së vendit, Yair Lapid.

Image
Naftali Bennett

Dyshja ka kohë deri të mërkurën për të arritur një marrëveshje në bazës të së cilës pritet që secili të shërbejë në postin e kryeministrit me rotacion dy vjeçar./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat