12-vjeçarja në Gjermani goditet nga rrufeja e më pas edhe nga një veturë

Evropë

12-vjeçarja në Gjermani goditet nga rrufeja e më pas edhe nga një veturë

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 15:18
Foto ilustrim

Autoritetet kanë lëshuar paralajmërime për motin e rëndë të shtunën për disa pjesë të Gjermanisë perëndimore, një ditë pasi një burrë u vra dhe një 12-vjeçare pësoi lëndime të rënda në një incident, të dy rastet e lidhura me motin.

Mediat gjermane raportuan se rrufeja goditi tokën ku vajza ishte me biçikletë, duke bërë që të rrëzohej në rrugë e më pas të goditej nga një veturë. Ajo u dërgua në spital në gjendje rreziku për jetë.

Një incident tjetër përfshiu një burrë i cili vdiq dhe tre të tjerë të hospitalizuar pasi reshjet e dendura vërshuan një tunel në veri të Shtutgartit, ndërsa përmbysi skelat ku po qëndronin disa punëtorë, raporton AP.

Zjarrfikësit në të gjithë Gjermaninë perëndimore u thirrën për mijëra incidente, shumë prej të cilave kishin të bëjnë me rrëshqitje të dheut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat