Ndodh edhe kjo, 43 vjeçarja humb zërin pas vaksinimit me AstraZeneca

Evropë

Ndodh edhe kjo, 43 vjeçarja humb zërin pas vaksinimit me AstraZeneca

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 09:23
Sofja

Një britanike ka humbur zërin disa orë pasi mori dozën e dytë të vaksinës Oxford / AstraZeneca.   

Victor, bashkëshorti saj tha se ajo kishte ethe dhe dhimbje në këmbë për rreth dy javë pasi mori dozën e parë në 1 Mars.

Por papritur ajo filloi të pëshpëriste me zë të ulët pasi kishte dhimbje në fyt. Menjëherë ajo shkoi në urgjencë por pas ekzaminimeve mjekët nuk zbuluan asnjë faktor që mund të kishte shkaktuar humbjen e zërit.

Në një email, Sofja, me origjinë nga Portugalia, shkruan: ‘Ndihem vërtet e zhgënjyer, e mërzitur dhe e frikësuar për të ardhmen. ‘Unë po përpiqem të jem pozitive për familjen time, por jam me të vërtetë e shqetësuar nga kjo situatë, pasi  ka ndikuar shumë tek unë.

Rikujtojmë se ka pasur polemika të shumta se AstraZeneca pas rasteve të mpiksjes së gjakut. Në Britani janë raportuar 41 viktima për shkak të mpiksjes së gjakut pas vaksinimit të 9 milion personave.

Image
Sofja
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat