​Pandemia dhe urgjenca klimatike në qendër të samitit të G7-s

Evropë

​Pandemia dhe urgjenca klimatike në qendër të samitit të G7-s

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 13:06
Joe Biden dhe Boris Johnson

Për pandeminë dhe urgjencën klimatike drejtuesit e fuqive të mëdha të G7-s do të kërkojnë përgjigje të përbashkët gjatë takimit të tyre të parë pas rreth dy vitesh duke filluar nga rishpërndarja e një miliard dozave të vaksinave antiCOVID-19.

Pas disa muajve video-konferenca, ky është një rikthim i diskutimeve rreth së njëjtës tryezë dhe bisedimeve të fshehta për të debatuar për problemet botërore.

Deri të dielën, ky samit do të mbledhë Gjermaninë, Francën, Italinë, Britaninë e Madhe, Kanadanë, Japoninë dhe SHBA-në në qytetin turistik të Carbis Bay, në jugperëndim të Anglisë.

Ky samit do të jetë i pari për presidentin amerikan, Joe Biden, i angazhuar në rrugën e multilaterizmit pas disa viteve izoluese të Donald Trump, si për Mario Draghi dhe Yoshihide Suga.

Ky samit do të jetë i fundit për Angela Merkel dhe ndoshta për Emmanuel Macron.

Sidoqoftë, nuk ka dyshim që kryeministri britanik Boris Johnson, vendi i të cilit kryeson G7-n këtë vit, të shtrëngojë duart me krerët e shteteve dhe qeverive gjatë mbërritjes së tyre. Kjo ngjarja i nënshtrohet një mori kufizimesh për të parandaluar kontaminimet me koronavirus, përfshirë depistimet e përditshme.

Në qendër të diskutimeve bëjnë pjesë rimëkëmbja e një ekonomie botërore të shkatërruar nga pandemia dhe shpërndarja e drejtë e vaksinave antiCOVID-19 nga vendet e pasura, që kanë monopolizuar maksimumin e dozave në dëm të më të varfërve.

Lufta kundër ngrohjes klimatike do të jetë një prioritet tjetër i samitit, që synon të jetë neutrale ndaj karbonit, para konferencës madhore të KB për klimën (COP26) e planifikuar për nëntor në Skoci.

Boris Johnson synon një “Plan Marshall” për të ndihmuar vendet në zhvillim të dekarbonizojnë ekonomitë e tyre, sipas “Times”, me imazhin e financimit masiv amerikan për rindërtimin evropian pas Luftës së Dytë Botërore.

Grupi G7 mbetet i ndarë në çështjen e heqjes së mbrojtjes së patentës për vaksinat e koronavirusit, siç propozohet nga SHBA dhe disa kombe të tjera.

Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se Franca dhe Afrika e Jugut do të paraqesin një propozim në samitin për një përjashtim për një kohë të kufizuar dhe të zbatueshëm për vende të veçanta.

Në draft, udhëheqësit e G7-s zotohen “të forcojnë mbrojtjen tonë kolektive për të parandaluar, zbuluar dhe reaguar më mirë dhe rimëkëmbur nga pandemitë e ardhshme përmes veprimit efektiv shumëpalësh dhe një sistemi shëndetësor global të forcuar”.

Në mbrëmje, udhëheqësit kanë planifikuar të marrin pjesë në një pritje të organizuar nga mbretëresha Elizabeth II dhe djali i saj, princi Charles, ku mbrojtja e mjedisit dhe luftimi i ndryshimit të klimës do të jenë në rendin e ditës.

Ky i sotmi është takimi i parë personal i udhëheqësve në këtë format në dy vjet, pasi udhëheqësit e G7-s u takuan praktikisht vetëm vitin e kaluar për shkak të pandemisë, por edhe samiti i parë për Biden, në të cilin ai merr pjesë si pjesë e një udhëtimi një javor në Europë.

Grupi po diskuton gjithashtu marrëdhëniet me Rusinë dhe Kinën, me Biden që kërkon të riforcojë lidhjet me anëtarët e tjerë të G7 për të krijuar një kundërpeshë të bashkuar për të dy kombet.

Kryeministri Johnson theksoi se ”shpreson që kjo do ta bëjë samitin një konferencë të demokracive të mëdha”. /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat