Italia regjistron 1,901 raste të reja me Covid-19 dhe 69 humbje jete në 24 orë

Evropë

Italia regjistron 1,901 raste të reja me Covid-19 dhe 69 humbje jete në 24 orë

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 19:59
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar 1,901 raste të reja me koronavirus nga 200,395 teste të kryera. Autoritetet e Shëndetit në vend bënë të ditur se brenda ditës, si pasojë e sëmundjes e humbën jetën edhe 69 persona.

Të shëruarit janë 5,893 ndërsa vazhdon rënia e pranimeve në spital (-277) dhe pranimet në kujdesin intensiv (-29).

Shkalla e pozitivitetit ka rënë nën 1% në 0.9%. Të shtruarit në spitale me simptoma në pavijonet Covid janë 3,876, krahasuar me 277 që ishin në 24 orët e shkuara.

Ndërsa, të izoluar në banesa janë 160,766 persona. Në total që nga fillimi i pandemisë e deri më tani vendi numërton 4,2 milionë të infektuar dhe 126,924 viktima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat