Punonjësja e spitalit vjedh kartën e pacientes që vdiq nga Covid-19, ja çka bleu me të

Evropë

Punonjësja e spitalit vjedh kartën e pacientes që vdiq nga Covid-19, ja çka bleu me të

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 16:34
Ayesha Basharat vodhi kartën e gruas 83-vjeçare pasi ajo vdiq nga Covid,

Një ndihmëse e kujdesit shëndetësor që përdori kartën bankare të një pacienti të vdekur për të blerë ushqime nga një aparat vetëm 17 minuta pasi ajo vdiq, thuhet se nuk pranoi të kërkojë as falje.

Ayesha Basharat vodhi kartën e gruas 83-vjeçare pasi ajo vdiq nga Covid, dhe bleu ëmbëlsira dhe pije të gazuara në spital.

23-vjeçarja u pezullua nga puna në Spitalin Heartlands në Bordesley Green, Birmingham. Kur e kanë pyetur gazetarët ajo është shprehur: Nuk dua të flas për këtë, nuk kam asgjë për të thënë.

Image

Basharat thuhet se qëndroi e heshtur kur asaj iu kërkua të shpjegonte pse kishte përdorur kartën e vjedhur bankare.

E shoqëruar nga babai dhe vëllai i saj i madh, vajza nuk pranoi të përgjigjej kur u pyet nëse ishte e mërzitur me mundësinë e humbjes së punës për një veprim të përshkruar si “të turpshëm” nga spitali i saj, raporton Sun Online.

Një zëdhënës i spitalit është shprehur se spitali i kishte kërkuar falje familjes së të moshuarës, duke thënë: Ne i kemi kërkuar falje zyrtarisht, por nuk e dimë nëse ajo i ka kërkuar.Të gjithë hapat u morën për të mbështetur familjen e pacientit.

Në gjykatë u tha se një mjek kishte regjistruar vdekjen e pensionistes në orën 13:56 pasdite në Janar, dhe Basharat u kap në kamera duke bërë gjashtë blerje vetëm disa minuta më vonë.

Image

Basharat fillimisht pretendoi se ajo e gjeti atë në dysheme dhe e ngatërroi me kartën e saj, por në gjykatë u tha se kartat bankare kishin ngjyra të ndryshme dhe se Basharat kishte injoruar protokollin e spitalit rreth humbjes së diçka me vlerë të pacientit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat