Alarmohet Italia/ Identifikohet rasti i parë me variantin indian të Covid

Evropë

Alarmohet Italia/ Identifikohet rasti i parë me variantin indian të Covid

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 10:02
Itali

Autoritetet italiane janë shqetësuar në lidhje me situatën Covid, pas shpërthimit të 10 rasteve të reja në një palestër në Milano në fund të muajit maj. Nga analizat e deritanishme, rezulton se një rast i përket variantit indian, i konsideruar si më ngjitës. Hetimet janë duke u zhvilluar për të parë nëse edhe 9 të tjerët ishin infektuar me të njëjtin variant.

Askush nuk është i shtruar në spital, ndërkohë që bërja e tamponëve ka vijuar dhe rreth 140 njerëz u kontaktuan dhe u dërguan në qendrën Linate për t'iu nënshtruar testit.

Në palestra, këshillohet të përdoret maska që në momentin që filloni aktivitetin dhe distanca nuk mund të jetë më e vogël se 2 metra. Është e detyrueshme gjithashtu matja e temperaturës në hyrje dhe personat të përdorin rrobat e tyre, nëse është e mundur, ose të pastrojnë materialet në çdo sesion trajnimi.

Varianti indian i Covid, i quajtur “Delta” vlerësohet se është 40% më i transmetueshëm sesa ai i identifikuar në Britani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat