COVID-19 merr hov në Rusi

Evropë

COVID-19 merr hov në Rusi

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 12:23
Punonjësit e Ministrisë së Situatave Emergjente dezinfektojnë stacionin hekurudhor Belorussky në Moskë, 11 qershor 2021.

Rusia po raporton rritje të rasteve të reja me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen vdekjeprurëse COVID-19. Autoritetet raportuan të dielën (13 qershor) 14.723 raste të reja me koronavirus, përfshirë 7.704 në Moskë.

Shifra është më e larta që nga 13 shkurti.

Grupi punues kundër koronavirusit tha se 357 njerëz kishin vdekur nga shkaqe të lidhura me koronavirusin në të gjithë vendin, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 126.430.

Por, sipas Agjencisë Federale të Statistikave, e cila ka bërë një llogaritje të veçantë, Rusia regjistroi rreth 270.000 vdekje midis prillit 2020 dhe prillit 2021.

Në kryeqytetin rus, Moskë, njerëzit janë udhëzuar që të punojnë nga shtëpitë javën e ardhshme.

Më 12 qershor, kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin, tha se të paktën deri më 20 qershor, restorantet, baret dhe vendet e ngjashme në qytet mund të mos u shërbejnë klientëve pas orës 11:00.

Autoritetet kanë njoftuar që personat të cilët nuk mbajnë maska dhe doreza në vendet publike do të gjobiten me 70 dollarë./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat