Von der Leyen: Strategjia globale e G7 pa detyrime të mbarsura si Kina

Evropë

Von der Leyen: Strategjia globale e G7 pa detyrime të mbarsura si Kina

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 15:36
Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka thënë për Euronews se planet e diskutuara nga udhëheqësit e G7 për të ndihmuar vendet në zhvillim vijnë pa “detyrime të mbarsura”, në krahasim me praktikat e Kinës.

Në një intervistë ekskluzive, ajo u shpreh se kombet e G7 dhe Kina “janë konkurrues të fortë” në fushën e ekonomisë si dhe “kundërshtarë sistematikë” kur flitet për çështje që i përkasin të drejtave të njeriut apo demokracisë.

Të shtunën, krerët e G7 u shprehën në favor të planeve për krijimin e një infrastrukture të madhe botërore për vendet në zhvillim për të rivalizuar projektin kinez “Nisma e Rripave dhe Rrugëve”.

Nisma “Të Rindërtojmë një Botë më të Mirë” është njoftuar më herët nga presidenti amerikan Joe Biden.

Presidentja e Komisionit ka përmendur dhe strategjinë e BE “Lidhja e Europës me Azinë”, e cila u bë publike për herë të parë në 2019 dhe synon të rrisë mirëqenien për popujt e këtyre dy kontinenteve.

“Për sa i përket nismës së ndërlidhjes, ne kemi diskutuar gjerësisht (në takimin e G7) që është e rëndësishme të çojmë përpara këtë iniciativë dhe të sigurohemi që kemi modelin më të mirë dhe më bindës”, tha për gazetarin e Euronews Jack Parrock presidentja e Komisionit.

Duke cituar fuqitë e G7, ajo shtoi se “më parë është e rëndësishme të bindim partnerët tanë me ne, ndërsa investimet vijnë pa detyrime të mbarsura në krahasim me Kinën”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat