Një i panjohur e gjuan me miell kandidatin potencial për president të Francës

Evropë

Një i panjohur e gjuan me miell kandidatin potencial për president të Francës

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 17:11
Jean-Luc Mélenchon

Një udhëheqës politik i ekstremit të majtë në Francë, njëherit kandidat potencial në zgjedhjet presidenciale franceze të vitit të ardhshëm, është gjuajtur me miell nga një i panjohur.

Jean-Luc Mélenchon u mbulua me miell gjatë një proteste të së shtunës, vetëm disa ditë pasi Presidenti francez Emmanuel Macron, u qëllua në fytyrë me shuplakë, derisa u kërkoi disa votuesve të përshëndetej me ta.

Nuk është e pazakontë që figurat politike franceze të gjuhen me ushqim: ish-presidentët Nicolas Sarkozy dhe François Hollande janë mbuluar me miell dhe Macron u qëllua me vezë të paktën dy herë para se të zgjidhej president në 2017.

Por sulmi që shënjestroi Mélenchon, udhëheqësin e partisë së ekstremit të majtë France Unbowed, në Paris, erdhi kundër sfondit të tensioneve të ngritura politike në Francë përpara zgjedhjeve rajonale javën e ardhshme, dhe shqetësimeve më të gjera rreth dhunës para zgjedhjeve presidenciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat