Edhe për katër javë do të shtyhet lehtësimi i masave të bllokimit në Angli

Evropë

Edhe për katër javë do të shtyhet lehtësimi i masave të bllokimit në Angli

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 09:19
Foto Ilustrim

Shumica e rregullave aktuale të vendosura për shkak të coronavirusit në Angli do të qëndrojnë në fuqi për katër javë të tjera pas zhbllokimit të planifikuar të 21 qershorit, i kanë thënë burime qeveritare BBC.

Sipas mediumit në fjalë, ministrat kanë nënshkruar vendimin për shtyrjen e heqjes së të gjitha kufizimeve ligjore në kontaktet shoqërore.

Kjo mund të nënkuptojë që do të qëndrojnë kufijtë e kapacitetit për ngjarjet sportive, kafenetë dhe kinematë ndërsa klubet e natës do të qëndrojnë të mbyllura.

Kryeministri Boris Johnson do të konfirmojë shtyrjen më vonë në një konferencë shtypi.

Zgjatja do të vihet në një votim dhe mund të shkaktojë një rebelim të konsiderueshëm të Konservatorëve.

Por shumë shkencëtarë kanë bërë thirrje që rihapja të vonohet për të bërë të mundur që më shumë njerëz të vaksinohen dhe të marrin dozat e dyta mes rasteve në rritje të variantit Delta.

Të dielën, kryeministri Boris Johnson tha se një vendim përfundimtar nëse rihapja duhej ndalur nuk ishte marrë ende. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat