Bie numri i popullsisë ruse, brenda një viti mbi 700 mijë banorë më pak

Evropë

Bie numri i popullsisë ruse, brenda një viti mbi 700 mijë banorë më pak

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 16:29
Foto ilustrim

Nga të dhënat e Shërbimit Federal të Statistikave në Rusi (Rosstat) për trendët e popullsisë gjatë vitit 2020, ka rënie së popullsisë në krahasim me vitin 2019.

Deri sa në vitin 2019 kishte rënie të numrit të popullsisë prej 317,233 banorëve, në vitin 2020 kjo rënie ka shkuar në 702,072 banorë.

Rënie të banorëve ka pothuajse në të gjitha rajonet e Rusisë, rajonet e vetme ku ka rritje të numrit të popullsisë janë rajonet federale të Kaukazit Verior, Republikat e Dagestanit, Ingushetisë dhe ajo e Çeçenisë.

Për shkak të trendit të zhvendosjes së popullsisë në zonat e mëdha urbane, në vitin 2019 Moska kishte rritje të numrit të popullsisë me 15,216 banorë, ndërsa ky trend i rritjes nuk kishte ndodhur edhe vitin e kaluar, kur Moska kishte rënie të numrit të popullsisë me rreth 25 mijë banorë.

Ka dyshime që në dyfishimin e rënies së numrit të popullsisë në Rusi, pos rënies së natalitetit ka ndikuar edhe vdekshmëria nga COVID-19, pasi që në Rusi ka shumë kritika për mos raportim të saktë të numrit te të vdekurve nga ky virus.

Dyshimet për mos raportim të viktimave nga COVID-19 rriten edhe nga raportimet e Rosstat, derisa në raportimin e parë për periudhën prill-dhjetor 2019, agjencia kishte raportuar 104,800 të vdekur nga COVID-19, më pas kjo shifër korrigjohet, duke e ngritur në 144,691 të vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat