Media greke: Caroline e mbyti burri në sy të foshnjës

Evropë

Media greke: Caroline e mbyti burri në sy të foshnjës

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 18:19
Caroline Krauts, Charalambos Anagnostopoulos

Gazeta greke “Protothema” shkruan se hetuesit kanë informacion të mjaftueshëm që dokumenton se vrasësi i 20-vjeçares britanike Caroline në sy të foshnjës është burri i saj, piloti 32-vjeçar Charalambos Anagnostopoulos. Provat bazohen kryesisht nga analiza me ndihmën e teknologjisë e të dhënave të celularëve të çiftit dhe ora biometrike e viktimës.

“Charalambos Anagnostopoulos, burri i 20-vjeçares Caroline Krauts është sipas informacionit në dispozicion të policisë dhe që konsiderohet i mjaftueshëm, vrasësi i saj. Përmbysja e hetimeve e sjell pilotin nga pozicioni i burrit dhe babait të shkatërruar në pozicionin e të akuzuarit për një nga rastet më famëkeqe të vrasjeve të viteve të fundit.

Të dhënat që sipas policisë vërtetojnë fajësinë e pilotit 32-vjeçar vijnë kryesisht nga analiza me ndihmën e teknologjisë së të dhënave nga kamera, celularët e çiftit, por edhe ora biometrike e 20-vjeçares që tregoi kohën reale të vdekjes e cila nuk përkonte me atë që kishte dëshmuar Babis Anagnostopulos” shkruan gazeta greke.

Dje hetimet morën një kthesë të fortë, kur policia duke pasur të dhënat e reja në dispozicion, i kërkoi Babis Anagnostopulos të kthehej në Athinë nga Alonissos për të dëshmuar, bazuar në të dhënat e reja. Për të mos treguar se sa serioze ishin këto fakte dhe për mos e “trembur”, ata pranuan kërkesën e tij për të qëndruar një ditë tjetër në Alonissos, në mënyrë që të ishte i pranishëm në shërbimin përkujtimor për Caroline.

Pas shërbimit përkujtimor, siç njoftoi zëdhënësi i policisë Apostolos Skrekas piloti u mor me helikopter dhe u dërgua në në Athinë. Prej atij momenti, “herët në mëngjes”, tha policia – ai dëshmoi, por përgjigjet e tij nuk janë bindëse në lidhje me provat e mjaftueshme që e “gozhdojnë” për vrasjen e gruas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat