Më shumë se gjysma e qyteteve evropiane me ajër të ndotur

Evropë

Më shumë se gjysma e qyteteve evropiane me ajër të ndotur

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 00:20
Foto ilustrim

Më shumë se gjysma e qyteteve evropiane kanë një ndotje të madhe të ajrit. Qendrat urbane në Evropën Lindore, ku qymyri është ende një burim kryesor i energjisë, po përjetojnë ndotjen më të madhe.

Polonia renditet në vendin e parë, e ndjekur nga Kremona në Itali dhe  Slavonski Brod në Kroaci. Tre qytetet më të pastra ishin Umeå në Suedi, Tampere në Finlandë dhe Funchal në Portugali.

Agjencia Evropiane e Mjedisit (EEA) mori të dhëna nga 323 qytete në 2019 dhe 2020 dhe zbuloi se në vetëm 127 prej tyre, ose rreth 40%, nivelet e grimcave të imëta të njohura si PM 2.5 ishin nën kufijtë e rekomanduar të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. 

Grimcat e imëta kanë ndikimin më të madh shëndetësor dhe shkaktojnë më shumë se 400,000 vdekje të parakohshme në vit në të gjithë Evropën. Mbretëria e Bashkuar u përjashtua, pasi qeveria ka zgjedhur të ulë ndjeshëm emetimet.

Gjatë 2020 masat e bllokimit në një pjesë të madhe të Europës çoi në ulje të mëdha të niveleve të dioksidit të azotit, por që nivelet e grimcave qëndruan të larta. Nivelet e dioksidit të azotit ranë me më shumë se 60% në disa qytete në bllokimet e Prillit 2020, por nivelet e grimcave ranë shumë pak vetëm 20% deri në 30%.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat