Miratimi i Rezolutës për gjenocid, Komshiq e quan akt civilizimi, pas Malit të Zi kërkon që këtë ta bëjë edhe Serbia

Evropë

Miratimi i Rezolutës për gjenocid, Komshiq e quan akt civilizimi, pas Malit të Zi kërkon që këtë ta bëjë edhe Serbia

Nga: F.B Më: 18 qershor 2021 Në ora: 08:37
Zheljko Komshiq 

Anëtari i kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës nga komuniteti kroat Zheljko Komshiq  e ka quajtur "Akt civilizimi dhe kërkon që të njëjtën gjë ta bëjë edhe Serbia”, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Komshiq vlerësoi se “Rezoluta për gjenocid në Srebrenicë” e miratuar mbrëmë në Kuvendin e Malit të Zi është “Akt i civilizimit”, duke konsideruar  se edhe Bosnja e Hercegovina dhe Serbia “duhet ta bëjnë të njëjtën gjë”.

Komshiq duke përshëndetur miratimin e rezolutës theksoi se ajo është miratuar edhe me mbështetjen e opozitës – përkatësisht DPS të Milo Gjukanoviq, ka transmetuar portali “Klix”.

Me propozimin e Partisë boshnjake në Kuvendin e Malit të Zi, me mbështetjen e shumicës është miratuar rezoluta për gjenocid në Srebrenicë, që ka ngjallur debate në mes subjekteve në Malin e Zi.

Rezoluta dënon ashpër “gjenocidin në Srebrenicë” dhe konstaton se “në atë gjenocid kanë pësuar mbi 8 mijë pjesëtar të komunitetit boshnjakë”, ndërkohë që ndalohet mohimi i ekzistimit të gjenocidit dhe 11 korriku shpallet Dita e kujtimit të viktimave të Srebrenicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat