Rënqethese/ Momentet e fundit të 20 vjeçares britanike me fëmijën e saj, që u vra nga burri

Evropë

Rënqethese/ Momentet e fundit të 20 vjeçares britanike me fëmijën e saj, që u vra nga burri

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 10:05
Caroline me me fëmijën e saj

Vrasja e 20 vjeçares britanike nga bashkëshorti i saj grek, në të njëjtin krevat ku edhe po flinte foshnja e tyre 18-muajshe ka tronditur opinionin publik. 

Ngjarja e rëndë ndodhi në Greqi pak javë më parë. Sipas dëshmisë së rreme të bashkëshortit të saj, tre persona, të cilët shkuan për të grabitur një shtëpi në Greqi, përfunduan duke vrarë 20-vjeçaren britanike, qenin e familjes dhe duke torturuar edhe vetë atë.

20-vjeçarja u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa burri i saj 32 vjeç, kishte krijuar një skenë sikur ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit.

Daily Mail ka publikuar pamje të 20 vjeçares teksa luante me fëmijën e saj pranë detit, siç shikohet në videon e mëposhtme ajo shihet e lumtur me fëmijën e saj. Ky do ishte dhe momenti i fundit që ajo do e shikonte fëmijën e saj, pasi burri i saj grek e mbyti me jastëk me justifikimin se Caroline donte të ndahej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat