Rritet numri i viktimave me koronavirus në Itali, konfirmohen të infektuar 1 147 raste të reja

Evropë

Rritet numri i viktimave me koronavirus në Itali, konfirmohen të infektuar 1 147 raste të reja

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 18:22
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë zhvilluar 216 026 testime dhe kanë rezultuar pozitiv me Covid 1 147 raste të reja dhe kanë humbur jetën 35 persona.

Ministria italiane e Shëndetësisë bën me dije se janë shëruar 7 648 qytetarë duke e çuar në  4 031 605 numrin e përgjithshëm të të shëruarve nga Covid në këtë vend.

Ndërkohë vijojnë të jenë të shtruar në spital në kujdes intensiv 416 pacientë të infektuar me Covid.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Itali janë konfirmuar të infektuar me Covid 4,250,902 qytetarë mes të cilëve kanë humbur jetën 127,225 persona. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat